POLITIKA E RIMBURSIMIT

Politika e rimbursimit dhe anulimit.

Informacion i detajuar rreth politikës sonë të rimbursimit, anulimit dhe depozitës.

1

Politika e Anulimit

Anulimi falas deri në 48 orë përpara kohës së planifikuar të marrjes së automjetit.

Anulimi me vonesë

Anulimet brenda 48 orëve mund të kenë tarifë fikse ose përqindje të kostos së qirasë.

Mos-paraqitja

Pa anulim, tarifohet shuma e plotë e qirasë.

2

Ndryshimet në Rezervim

Rezervimet mund të ndryshohen me paralajmërim deri në 48 orë para fillimit të periudhës së qirasë, me pëlqimin e qiradhënësit. Ndryshimet pas këtij afati mund të mos pranohen ose mund të kenë tarifë shtesë.

3

Depozita e Sigurisë

Depoziti i obliguar: 100€–1,000€ — pagesa me para të gatshme ose llogari bankare.

Depozita kthehet në tërësi me kusht që:

  • Automjeti kthehet pa dëmtime të reja
  • Automjeti kthehet i pastër
  • Nuk ka gjoba ose kundërvajtje të pazgjidhura
  • Kthehet me të njëjtën sasi karburanti
  • Çelësat dhe dokumentacioni janë komplet
4

Rimbursimi për Probleme Teknike

Nëse automjeti ka probleme teknike që nuk janë shkaktuar nga qiramarrësi:

Probleme të vogla

Dërgoni makinën në garazhin më të afërt — rimbursojmë shumën e plotë kundrejt faturës.

Probleme të mëdha

Dërgojmë makinë zëvendësuese. Nëse nuk është e mundur, ditët e humbura rimbursohen.

5

Vonesa në Kthimin e Automjetit

Periudha e qirasë llogaritet për 24 orë nga momenti i marrjes.

Deri në 1 orë vonesëPa pagesë
Më shumë se 2 orë vonesë100% / ditë
6

Rimbursimi i Karburantit

Automjeti duhet të kthehet me të njëjtën sasi karburanti. Nëse kthehet me sasi më të ulët, qiramarrësi paguan çdo litër me vlerën e tregut. Nuk ka rimbursim për karburantin e tepërt.

7

Tarifat për Dëmtime dhe Humbje

Çelësi i humbur100,00€+
Dokumentacioni / targat e humbura100,00€

Pastrimi i automjetit:

Pastrim normal5,00€
Pastrim i specializuar (aroma, qime, lëngje)50,00€
Pirja e duhanit në automjet50,00€
8

Kostot që Nuk Rimbursohen

Kostot e mëposhtme nuk rimbursohen në asnjë rrethanë.
  • Gjobat e trafikut dhe parkimit
  • Keqpërdorimi i automjetit
  • Nën ndikimin e alkoolit / drogës
  • Karburanti i gabuar
  • Humbja e sendeve personale
  • Vozitja në rrugë të papërshtatshme
  • Persona të paautorizuar në kontratë
9

Mënyra e Rimbursimit

Rimbursimet kryhen në të njëjtën mënyrë si pagesa origjinale:

Para në dorë

Rimbursimi në zyrat tona

Kartë bankare

Brenda 5–10 ditëve të punës

Na Kontaktoni

Premium AI

Asistenti juaj virtual

Përshëndetje! 👋 Unë jam asistenti virtual i Premium Drive. Si mund t'ju ndihmoj sot?

Pyetje të shpeshta

Premium Drive AI · Përgjigjet mund të mos jenë të sakta

Premium Rent a Car