Ju lutem lexoni me kujdes kushtet dhe rregullat e mëposhtme para se të rezervoni një automjet.
Kompania jonë PREMIUM EX – IM SH.P.K është themeluar në vitin 2016 dhe është e njohur për ofrimin e shërbimit me cilësi të lartë dhe një përzgjedhje të mirë të makinave. Flota jonë e automjeteve përfshin shumë lloje të ndryshme për t'iu përshtatur nevojave tuaja.
Automjetet jepen me qira në selinë qendrore të kompanisë PREMIUM EX-IM SH.P.K, me adresë në: Rr. Jusuf Gërvalla Lagja Kalabria BLL.B1-L-10-1, 10,000 Prishtinë, Kosovë.
Nëse dëshironi, ne mund ta dorëzojmë makinën në çdo vend në Kosovë ose në rajon, për një tarifë shtesë varësisht nga vendi i marrjes së automjetit me qira.
Nëse makina merret me qira ose kthehet nga ndonjë vend në Kosovë (përveç zyrave tona), me nënshkrimin e kontratës, makina kalon një inspektim dhe konstatimet bëhen dhe regjistrohen në kontratë. Me kthimin e makinës nga klienti, një punonjës i autorizuar i kompanisë e kontrollon makinën dhe nëse konstaton humbje dhe dëmtime të shkaktuara nga faji i Qiramarrësit dhe që nuk mbulohen nga polica e sigurimit, shuma e dëmit është e obliguar që të paguhet në vend nga klienti.
Qiraja nuk përfshin:
Pagesa e qirasë duhet të realizohet në tërësi nga momenti i nënshkrimit të kontratës kur palët janë dakorduar për çmimin dhe afatin kohor të qirasë. Pranohet pagesa me para në dorë ose me llogari përmes kartave të kreditit të pranueshme si VISA, VISA Electron, Master Card dhe Maestro.
Anulimi falas
Deri në 48 orë para marrjes
Me vonesë
Brenda 48 orëve — tarifë fikse ose përqindje
Mos-paraqitja
Tarifohet shuma e plotë
Periudha e qirasë llogaritet për 24 orë nga momenti i marrjes me qira.
Makina mund të drejtohet vetëm nga personat e autorizuar në kontratë. Nuk ka tarifë shtesë për shoferin e dytë — mjafton të na informoni.
Në rast aksidenti, vjedhjeje ose prishje motori:
Probleme të vogla
Dërgoni makinën në garazhin më të afërt. Rimbursojmë shumën kundrejt faturës.
Probleme të mëdha
Dërgojmë kamionin e shërbimit me makinë zëvendësuese të ngjashme.
Varet nga modeli i automjetit.
Raporti i policisë është i detyrueshëm.
Qiramarrësi merr përsipër të zhdëmtojë Qiradhënësin për çdo humbje apo dëmtim, përveç atyre nga zjarri, përmbytjet, terrorizmi ose të metat e automjetit.
Automjeti dorëzohet në gjendjen e njëjtë si kur është marrë. Nëse kthehet me më pak karburant, paguhet çdo litër me vlerën e tregut.
Informacioni personal jepet në mënyrë të lirë. Ne e respektojmë privatësinë tuaj sipas LIGJIT NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE.
Baza ligjore e përpunimit:
Informacionet e mbledhura:
Asistenti juaj virtual
Përshëndetje! 👋 Unë jam asistenti virtual i Premium Drive. Si mund t'ju ndihmoj sot?
Pyetje të shpeshta
Premium Drive AI · Përgjigjet mund të mos jenë të sakta